Ullishta është dhimbja e krenarisë sonë. Të gjithë jemi krenarë për bukuritë dhe pasuritë natyrore që na i ka dhuruar Zoti, trashëgiminë e ndërtuar me kontributin dhe solidaritetin e gjithë atyre brezave të cilët ullirin e kanë pasur jo vetëm burim jetese, por e kanë konsideruar pemë të shenjtë. Ata e kanë dëshmuar më së miri zbatimin praktik të sintagmës së shpikur të ditëve tona “zhvillim i qëndrueshëm”
Djegia e ullishtës në Bashbylyk, njërën prej pjesëve më të mira dhe më të bukura të ullishtës së Ulqinit, është skenar i paralajmëruar nga papërgjegjësia jonë publike individuale dhe shoqërore. Është pasojë e varfërisë morale të shoqërisë së sotme që për interesa personale është e gatshme të shkatërrojë çdo gjë të krijuar me aq shumë mund nga brezat paraardhës.
Pavarësisht nëse zjarrvënia është bërë me qëllim ose jo, djegia e ullinjve disa qindravjeçarë përbën një akt kriminal. Ai është mëkat i pafalshëm ndaj paraardhësve tanë dhe brerje e ndërgjegjes sonë kolektive.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “834” të revistës Koha Javore

