Demokracisë i ka rënë lija

Argëzon Sulejmani

1.
Një mjek pediatër po më tregonte se sa lehtësisht e tundueshme është jeta në Ballkan, që i bie sa e pavlerë dhe sa e pambrojtur është ajo. Në një datë të viteve ‘90, fillon rrëfimin doktori tanimë 70- vjeçar, kur po punoja në njërën nga Urgjencat e Sarajevës, kur një natë më sjellin një fëmijë të moshës 2-3 vjeçare në gjendje të rëndë e të pavetëdijshme. Bëra gjithçka që dija dhe që munda, vazhdon doktori dhe, arritëm së bashku me ekipin që fëmijën ta rikthejmë në jetë. Fëmija nisë të këndellet, kurse prindërit fillojnë të qajnë nga gëzimi e nuk ndalen së thënë urata e së dhëni përqafime.
Pak net më vonë, i njëjti baba do të më paraqitej çdoherë në të njëjtin vend. S’do mend që u merakosa me idenë se djali do të kishte përfunduar keq dhe me drojë e pyeta për shëndetin e tij. Ai kërcënueshëm e nxitimthi më tregoi që djali ishte mirë, por që unë i kam tri orë kohë ta lëshoi vendin. Lufta kishte disa javë që kishte nisur të përflitej, kurse buletinet e lajmeve e dramatizonin edhe më shumë.
Mora frymë thellë, s’do mend që ndjehesha si i vetëm në mes skëterre dhe me qetësinë e sforcuar e pyeta se për çfarë duhet të largohem unë, në emër të kujt po luftoni, a po i mendoni emrat e fëmijëve tuaj, kush do t’i shërojë fëmijët tanë, kush do t’i dalë në ndihmë fëmijës tënd nëse i ndodhë një krizë e re si ajo e asaj nate!? Ai më kapi për krahu dhe më shtyu disa metra, duke përsëritur dhe treguar me gishta se i kam veç tri orë kohë.
Ai e kishte humbur secilën lidhje me realitetin. Nuk ishte i narkotizuar, por më keq, i droguar nga ligësi raciste që e shtynin të besonte që duheshin klasifikuar qafët që përqafeshin pa dallim përditë në këndet e lojërave.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “823” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat