Hipokrizi e politikë

Çdo individ ka nevojë për ndryshim, përmbysje, ripërtëritje, por jo duke i detyruar të tjerët nën maskën hipokrite të dashurisë ose ndjenjës së përgjegjësisë ose eufemizmave të tjera. Nëse njerëzit edukohen për të parë qartë hijen e natyrës së tyre, mund të shpresohet se ata gjithashtu do të mësojnë të kuptojnë dhe t’i duan më shumë të tjerët. Më pak hipokrizi dhe pak më shumë vetëdije mund të kenë rezultate të mira. Sepse njeriu është i prirur për të fajësuar tjetrin për gabimet dhe padrejtësitë e veta

Astrit Lulushi

Hipokrizia nuk është e mirë, është gënjeshtër me emër tjetër; mashtrim, lajkë, shpifje, pretendim, që jeton me lavdi të huazuar. Njerëzit që shkojnë në kishë a xhami, por nuk besojnë në Zot; njerëzit të cilët janë vegjetarianë, por veshin këpucë e xhaketa lëkure; ata janë të angazhuar në hipokrizi, ose sillen ndryshe nga ajo që thonë se besojnë. Feja e dënon hipokrizinë.
Por në politikë ndodh ndryshe. Ndonjë edhe mund të thotë se politika është e vlefshme, por meqenëse është e lidhur pashmangshmërisht me hipokrizinë, gënjeshtra nuk duhet të jetë e gjitha e keqe. Njerëzit pranojnë më lehtë atë që duket se është sesa atë që është, thotë Makiaveli tek Princi. Nisur nga parimi i mbijetesës së më të fortit (Seleksionimi Natyror), duket se njerëzit evoluojnë për të luajtur lojën e jetës sipas mënyrës makiaveliane.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “811” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat