Si po ndërhyn Putini në demokracitë perëndimore

Në mënyrë që demokracia të lulëzojë, liderët perëndimorë duhet të gjejnë një mënyrë për të rifituar besimin e votuesve. Kjo fillon me transparencë. Evropa ka nevojë për më shumë hetime me autoritetin e Mueller-it. Edhe pse rrezikojnë të zbulojnë burimet dhe metodat e inteligjencës dhe mund t’i bëjnë qejfin Rusisë, sepse dëshmia për suksesin e saj sjell mosbesim, ato gjithashtu krijojnë terren për veprim

Në fund të viteve ’80, kur Mikhail Gorbaçov prezantoi perestrojkën, Rusia bëri paqe me Perëndimin. Në atë kohë ishte e mundur të krijoje idenë se secili do të hiqte dorë nga përpjekja për ta mbytur tjetrin në gënjeshtra e teori konspiracioni të Luftës së Ftohtë. Me akuzimin e 13 rusëve më 16 shkurt nga avokati amerikan Robert Mueller u bë e qartë sesa e brishtë ishte ajo ide.
Mueller pretendon se në vitin 2014, Rusia nisi një komplot kundër demokracisë amerikane. Ai beson se ka provat që i duhen përballë mohimit të rusëve dhe përballë trupit gjykues. Ndoshta për arsye se Vladimir Putin, president i Rusisë, mendonte se CIA po nxiste një kryengritje në Ukrainë, Agjencia e Kërkimeve në Internet e mbështetur nga një oligark me lidhje me Kremlinin, ngriti një ekip talljeje me sisteme pagesash dhe identitete të rreme. Qëllimi i tij ishte të shtonte ndarjet në Amerikë dhe në fund të nxiste lëvizjen e votës së 2016-s nga Hillary Clinton te Donald Trump.
Edhe Evropa ka qenë në shënjestër. Megjithëse detajet për këtë janë më të zbehta, Mueller nuk e ka në fokus të hetimeve të veta. Rusia mendohet se ka financuar politikanë ekstremistë, ka hakuar sisteme kompjuterësh dhe ka organizuar përhapjen e lajmeve të rreme. Sërish, qëllimi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “804” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat