Letër dashurie gazetarisë, zanatit më të bukur në botë

Një prej avantazheve i të qenit mik i gazetarëve të mëdhenj është se do të përdorin aftësitë e tyre për të gjetur dhuratën e duhur për ty. Që nga rikthimi im në Tripoli kam mbajtur gjithmonë me vete dhuratën, ka qenë shumë e dobishme dhe një shoqëruese shumë e mirë, por kjo është një tjetër histori

Khalifa Abo-Khraisse

Nuk mund të përshëndetim bashkë me vitin që shkoi, edhe problemet tona, por festimet për vitin e ri na lejojnë të bëjmë sikur edhe hallet kanë ikur bashkë me të. Janë një gjest simbolik, sikur të jemi duke groposur një arkëmort të boshatisur. I lejojmë madje vetes luksin që të ushqejmë ndonjë rreze shprese, firmosim një kontratë me të ardhmen, fiksojmë objektiva, bëjmë premtime me qëllime të mira.
Në Tripoli nuk u vu re kalimi ceremonial mes fundit të një cikli dhe fillimit të një të riu. Ishte një natë si gjithë të tjerat, një natë vetmie, në të cilën Tripoli ngjante edhe më i trishtë. Nuk kemi shpesh raste për të bërë festë. I fundit më ndodhi disa muaj më parë, dhe e anulova, duke qenë se, paradoksalisht, bëhej fjalë për një festë lamtumire.
I urrej lamtumirat e zgjatura, dhe festat e lamtumirës janë mënyra më e gjatë për t’u përshëndetur. Pastaj, nuk e konsideroj lamtumirën për njerëzit që dua, një okazion që meriton të festohet. Për këtë arsye, disa ditë para rikthimit tim në Tripoli, shkova në redaksinë e revistës “Internazionale”, për të kërkuar ndjesë, sepse kisha kërkuar të anulohej një festë e organizuar për të më përshëndetur. Që të jem krejt i sinqertë, kisha frikë se mos prekesha shumë. Nuk doja të riskoja që të qaja, duke qenë se neni i parë i kodit universal të pashkruar të meshkujve, thonë se burrat mund të qajnë publikisht, vetëm në ndeshjet e futbollit. E megjithatë, më bënë gjithësesi të qaj.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “798” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat