Ndoshta zhdukja progresive e fundjavës do të ketë një prej atyre pasojave dytësore që askush nuk i përllogarit, dhe këta njerëz nuk do të vdesin më. Ndoshta pa fundjavën do të ishim të gjithë të pavdekshëm. Ose kushedi, do të ndodhë ekzaktësisht e kundërta
Martin Caparros
Fundjava është një shpikje relativisht e vonë. Java jo: fakti që ekziston dhe që zgjat shtatë ditë, është rezultat i një gabimi babilonian. Ata irakenë besonin se ekzistonin vetëm shtatë planetë, dhe se secili prej tyre përcaktonte një ditë të asaj jave, që vendosën ta krijojnë.
Për mijëra vite, kush duhej të punonte e bënte për gjashtë ditë, dhe pastaj pushonte ditën e Perëndisë. Por në fillimet e tetëqindës, padronët e fabrikave angleze, të lodhur me punëtorët e tyre që mungonin të hënave për shkak se deheshin dhe bëheshin tapë të dielave, u ofruan që të shkëputeshin nga puna të shtunën në mesditë, të pinin, të pushonin të dielën dhe të riktheheshin në fabrikë të hënën në mëngjes herët: krijuan “të shtunën angleze”.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “797” të revistës Koha Javore
