Roman që shkon përtej guximit të temës provokuese

Nёn organizimin e Shoqatës “Malësia e Madhe” në Nju Jork, në bashkëpunim me Kishën “Zoja e Shkodrës” u organizua në mjediset e Qendrës Kulturore ”Nёna Terezё”, promovimi i romanit “Nata në Sion” e shkrimtarit Dr. Anton Gjuravçaj. Pjesëmarrja ishte masive…

Dalip Greca

Famullitari Dom Pjetёr Popaj ka përgëzuar autorin Gjuravçaj për këtë roman tё vlefshëm, qё pasqyron historinё e popullit shqiptar, vuajtjet e tij nёn pushtimin otoman, qёndresёn ndaj asimilimit. Shqiptarёt, nuk duhet tё harrojnë, ata duhet ta mësojnë historinë e paraardhësve me qëllim qё tё njohin historinё e tyre shekullore, qëndresën dhe përpjekjet për mbijetesë, ruajtjen e identitetit kombëtar. Romani qё po promovohet ёshtё njё dritare nga ku mund tё shihet qëndresa jonё Kombtare.
Drejtuesi i veprimtarisё, Kolё Cacaj, ka sjellё pёr pjesëmarrësit njё biografi tё shkurtёr tё Dr. Anton Gjuravçaj, pёr tё cilin tha se u lind nё Podgoricё, arsimin fillor e kreu nё Triepsh, dhe Gjimnazin e pёrgjithshёm nё Shkup.Studimet e larta i kreu nё Universitetin e Prishtinёs nё Fakultetin e Mjekёsisё, ndёrsa specializimin e kreu nё Beograd. Autori, tha moderatori Cacaj, jeton e punon nё Podgoricё, ku ushtron profesionin e mjekut dhe bashkёpunon me median.
Dr. Anton Gjuravçaj krijimtarinё letrare e nisi herёt duke shkruar poezi, qё kur ishte nё shkollёn e mesme, ku eksperimentoi edhe shkrimin nё prozё, qё i botoi nё shtypin e kohёs.
Dr. Guravçaj merret me publicistikё. Bashkёpunon me redaksitё televizive dhe ato tё gazetave, ku drejton emisione dhe publikon nё fushёn e mjekёsisё. Autori ka botuar:” Baladё Vertikale”(1994) -vёllim me poezi, “Memento”(1995) vёllim me poezi dhe prozё, pёrkthyer nё gjuhёn malazeze nga Biblioteka e qytetit tё Podgoricёs(2001), romanin”Vdekja e Valёve”-2008, dhe “Nata nё Sion”-2016.
Ligjёrusi qё u ngjit mё pas nё foltore ishte editori i Gazetёs”Dielli”, Dalip Greca, i cili Kumtesёn e tij e kishte titulluar”Nata nё Sion, romani qё shkel tabutё”… Nё fillim tё kumtesёs sё tij, ligjёrusi tha se ky roman vjen nё kohёn e duhur; kur harresa tenton tё triumfojё mbi Kujtesёn, kur duket se përçarja na ka dalldisur si Komb dhe vazhdojmё tё ecim kuturu nёpёr mjegull, harrojmё ç ‘kemi lёnё pas, ikim kuturu drejt sё panjohurёs, qё po na rrezikon si Komb, madje, kur nuk vjen pushtuesi tek ne, shkojmë ne tek ai(Rasti i rekrutimit tё shqiptarёve nga Isis ose inkursioni kulturor arabo-turk pёrmes ekrenave tё TV etj)…Edhe pse kjo temё, qё rrok autori, ajo e qёndresёs ndaj pushtuesit otoman, ёshtё trajtuar edhe nga autorё tё tjerё(sjell nё vёmendje romanin e Ben Blushit”Tё jetosh nё Ishull)- natyrisht qё nuk ёshtё e njëjta gjё sepse Blushi merret me tendencёn pёr tolerancё, e Guravçaj me përballje ndaj konvertimit e qёndresёn-,por gjithёsesi Dr. Gjuravçaj, ka guxuar mё shumё se tё tjerёt pёr tё shkuar pёrtej delikatesёs qё rrok tema provokuse, tha editori i Diellit.
Për ligjëruesin, autori nuk ngurron që t’u heqi koren plagёve, guxon pёr t’ia hequr pluhurin kujtesёs, dhe fokusohet nё dyndjen barbare tё Perandorisё Osmane, pёrpjekjet e saj pёr tё ndryshuar fenё, kulturёn, jetesёn dhe identitetin e shqiptarёve.Nata nё Sion ёshtё njё roman qё shkon pёrtej guximit. Romani i Gjurvaçaj nuk është një ndërthurje klasike tradicionale rrëfimi, por një roman ku bie në sy stili modern i të shkruarit dhe operimi me mjeshtëri me stilistikën dhe figuracionin e pasur letrar. Duke qenë se autori vjen nga lëndinat e poezisë, ai na ka dhuruar një roman , ku ndërthuret poezia natyrshëm me prozën moderne të lëvruar nga ai. Ka përshkrime magjepsëse, dialogje të thella, meditime brilante, që të mbeten në mendje edhe për shkak të lëmimit poetik të rrëfimit. Gjithësesi romani nuk është i lehtë për t’u lexuar, ai do vëmendje e përqendrim, jo vetëm për termat e konvencionet historike të përdorura, që lidhen me realitetin historik dhe terminologjinë osmane, por edhe pse një pjesë e subjektit ndërthuret nё vetvete dhe një pjesë e personazheve, pasi mbarojnë misionin largohen nga faqet e librit, paçka se bijë e nipër të shfaqen e rishfaqen, sërish- prandaj të duhet vëmendja dhe përqendrimi në lexim për tё ruajtur lidhjen e subjektit. Jo vetëm kaq, romani kërkon vëmendje edhe për faktin se autori jo gjithmonë është i drejtpërdrejte, tek ai ndërthuret realja me surealen- ai është mjeshtër i përshkrimit sarkastik të situatave dhe ndodhive, prandaj ato duhen lexuar dhe interpretuar realisht edhe pse jo rrallë janë sureale.
Nata në Sion, është nata e gjatë pesëshekullore që mbuloi me pelerinën e zezë të errësirës aziatike trojet e Arbërit, ku për sfidë bijtë e Arbërit, edhe rezistuan, por edhe u konvertuan, madje një pjesë edhe u penduan dhe u rikthyen(Rasti i Hoxhë Nailit, një instrument i përdorur nga pushtuesi për t’ua kthyer fenë vendasve, por është vetë ai që vdekjen e gjënë në vendpagëzimin e vet, në kishë). Autori nuk merret shumë me qëndresën trimërore të shqiptarëve; janë sporadike fragmentet e kryengritësve, autori as nuk përkundet gjatë në shtratin e legjendave, nuk përshkruan gjatë betejat e kryengritësve, por merret me pushtuesin represiv e agresiv, që ngre kurthe, që shpik metoda që çojnë në konvertim, që ndan e përçan, -ai evidenton armët që përdor pushtuesi, merret me helmin shpirtëror, që u hedh ndër vete arbërorëve, shartimin e racës dhe të fesë etj.
Romani është i ndarë në shtatë kapituj, ku ruhet vijimësia e ngjarjeve. Ka shumë pjesë që të mbeten në kujtesë. Shkrimtari Gjuravcaj, konstatoi ligjëruesi, e ka shfrytëzuar mjeshtërisht shtratin e temёs historike qё trajton nё romanin e tij, duke sjellё ngjarje tё besueshme, mbi tё cilin thur subjektin e veprёs sё vet. Nё roman gjallojnё njё masё e madhe personazhesh, tё mirё e tё ligj, tё thyeshёm e tё pathyeshёm nё karakter, spiunё e tradhtarë, shёrbёtorё, lakej, tё konvertueshëm e qёndrestarё, hileqarё e dallkaukë, tё babëzitur pёr pasuri, pijanecë e represiv, tё pakujtesё e tё ftilluar, njё galeri e pasur, tё cilët individualizohen me durim nga autori. Mё pas ligjëruesi u ndal nё stilin e autorit dhe kompozicionin e veprёs.
Shkrimtari Mhill Velaj e kishte titulluar kumtesën e tij “Uragani Letrar e shpirtëror i Anton Gjuravçaj përmes njohjes historike-Refleksion pёr romanin”Nata nё Sion” botuar nga Toena-Tiranё. (vazhdon)

Të fundit

më të lexuarat