Parti demokratike mund të konsiderohen vetëm partitë politike në të cilat pushtetin e ushtrojnë anëtarët drejtpërsëdrejti, ose në mënyrë të tërthortë, atëherë kur organet partiake e realizojnë vullnetin e anëtarësisë, respektivisht vullnetin e shumicës, sidomos kur ai është në kundërshtim me qëndrimet e kreut partiak
Qani Osmani
Marrëdhëniet brendapartiake, në parim, paraqesin fshehtësi për njerëzit jashtë partive, por nganjëherë edhe për vetë anëtarët e rëndomtë të partive politike. Është e zakonshme që partitë para opinionit të plasojnë informata mjaft tërheqëse për strukturën e anëtarësisë partiake, për funksionimin e organeve partiake, për pjesëmarrjen e barabartë në diskutim të anëtarëve të partisë pa marrë parasysh pozitën e tyre në hierarkinë partiake etj. Megjithatë, edhe pse informatat që i ofrojnë organet partiake dhe individë të autorizuar lënë përshtypje se brenda partive politike lulëzon demokracia, analizat më të thella çdoherë e vërtetojnë të kundërtën, respektivisht se jeta partiake nuk përkon me marrëdhëniet e mirëfillta demokratike. Mbetet një e vërtetë e pakontestueshme ajo që thonë shumë hulumtues se: “Udhëheqjet partiake në parim nga sytë e opinionit, por edhe nga anëtarësia e vet, me xhelozi e fshehin armaturën e brendshme dhe anatominë e partive të tyre”.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “790” të revistës Koha Javore
