Për “Ahengun Shkodran” janë bërë me dhjetëra e qindra studime shkencore dhe shkrime publicistike, sepse “Ahengu Shkodran” nuk është thjeshtë një krijimtari dhe manifestim artistik, por një pasuri e madhe që lidhet ngushtësisht me shpirtin shekullor të një populli, kështu që ai jeton i gjallë bashkë me vetë popullsinë që e ruan dhe trashëgon, duke krijuar kështu traditën
Ramazan Çeka
“Ahengu Shkodran” është tanimë një institucion kulturor që na bën krenar.
Në këtë shkrim nuk do të ndalemi tek vlerat dhe karakteristikat historike e bashkëkohore të “Ahengut Shkodran”, sepse për këto vlera më 29 shtator, Ditën e Trashëgimisë Kulturore nga Bashkia Shkodër dhe Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike në mjediset karakteristike të Muzeut “Oso Kuka” në Shkodër mblodhi në odën e burrave të kësaj shtëpie të vjetër, specialistë të fushës së folklorit, të muzikologjisë dhe të historisë ku pati mjaft diskutime nga të pranishmit, që përmes fjalës së tyre evokuan vlerat e kësaj pasurie kombëtare, por vunë në dukje edhe problematikat që dalin për t’i ruajtur ato deri në ditët tona dhe për t’i transmetuar tek brezat e rinj.
U ulën në këtë tryezë tradicionale dhe shkencore profesorët e shquar Ferid Bala, Zef Çoba, Ridvan Karakaçi, pedagogu Arben Prendi, si dhe profesor Behar Arllati nga Gjakova, i cili merr pjesë për herë të dytë në këtë manifestim të përvitshëm me shumë vlera, që ruan identitetin e “Ahengut Shkodran” dhe të vetë Shkodrës si qytet me tradita mijëvjeçare, të cilët evokuan emrat e mëdhenj dhe të paharrueshëm të artistëve shkodranë që krijuan këtë vlerë kaq të madhe të pasurisë kombëtare të popullit tonë.
“Çfarë është kjo magji, e filloi prezantimin e shfaqjes moderatorja simpatike Gentiana Dani, që mbart me vete kënga popullore shkodrane dhe këtë ju do ta shijoni dhe zbuloni gjatë kësaj mbrëmje”.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “788” të revistës Koha Javore
