Si çdo tekst letrar i prozës së gjatë edhe romani “Të gjithë njerëzit e mi” i ka të dyja shtresat që përbëjnë një vepër letrare: historinë dhe rrëfimin. Duket se kjo e dyta lidhet drejtpërdrejt me pozicionin që zë autori, i cili na ngjan se në raport me lexuesin shqiptar ka krijuar një lidhje afërsie. Janë pikërisht lidhjet e brendshme emocionale e kuptimore nëpërmjet thënieve të rrëfimtarit dhe personazhit, që drejtojnë këtë komunikim
Dr. Gëzim Puka
Gjovalin Çuni
“Të gjithë njerëzit e mi”, romani më i fundit i autorit malazez Zuvdija Hoxhiq, që vjen në sistemin tonë letrar i përkthyer, do të thoja mjeshtërisht, nga Dimitrov Popoviq, mbush një hapësirë të mirë të nevojës që ka lexuesi i sotëm shqiptar për letërsinë e fqinjëve tanë të ngjashëm. Letërsia bashkëkohore malazeze këtë autor e ka vendosur në majat e saj, por për ne si dhe për shumë lexues të tjerë shqiptarë, ai është ende i panjohur. Kjo mosnjohje e një shkrimtari që shkruan në gjuhën e fqinjëve malazezë deri tani është justifikuar me faktorë jashtëletrarë, por për fat erdhi koha të shijojmë prodhimin e freskët letrar të njëri-tjetrit.
Kur prek me sy një tekst të panjohur dhe befasohet nga ai, lexuesi çuditërisht ndihet i lumtur, për arsye sepse shpeshherë letërsia e mirë befason dhe lumturon njëkohësisht. Kjo ndjesi të shoqëron deri në faqen e fundit, ndërsa shijon leximin e romanit.
E përtypëm veprën dhe ligjërimin e saj në shqip, por me këtë rast edhe ndonjë shkrim kritik të bërë për të, qoftë në pasthënien nga Et’hem Mandiq, qoftë edhe nga ndonjë recensent tjetër, duke vërejtur se ka diçka të magjishme që e lidh këtë ligjërim, jo vetëm tematikisht me botën shqiptare, por edhe për nga teknika narrative, mënyra se si e prodhon artin e fjalës ky autor dhe si fjala artistike rrezaton në kontaktin me ne. Për të mos përsëritur me citueshmëri, mund të ndalemi vetëm tek një aspekt gjuhësor, që spikat në prurjen përkthimore të kësaj vepre. Konkretisht është misteri i këndvështrimit në këtë vepër letrare, sidomos misteri se kush po rrëfen në roman.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “784” të revistës Koha Javore
