Dom Nike Ukgjini
Krahina mesjetare e Mirditës, ka një histori të bujshme dhe shumë kureshtare. Si mbiemër ndeshte për të parën herë në kadastrën Venedikase të Shkodrës të vitit 1416-1417, në personin Gjon e Pjeter Mirdita. Ndërsa Mirditën si fshat apo krahinë mirë të organizuar e gjejmë në regjistrat osmane të Sanxhakut të Dukagjinit të vitit 1533, 1571 etj. Historia e kësaj krahine legjendare pa dyshim lidhet ngushtë më zhvillimet kishtare, kulturore e politike të dioqezës së Arbrit të shek..XII – (Sancti Alexandri diocesis Albanensis), pikërisht abacive benediktine që funksiononin brenda shtrirjes së saj gjeografike, si: abacia e Shën Palit në Blinishtin e Vjetër, e Shën Marisë në Nderfanë, e Shelbuemit në Rubik, në veçanti të abacisë së Shën Llezhdrit në Orosh të Mirditës, e cila qe epiqendra më e rëndësishme që lidhet ngusht më ngjarjet historike të pushtimeve në harkun pesëshekullor (1468-1912) të gjysmë- hënës turke mbi Mirditën dhe trojet shqiptare në përgjithësi.
