Një tufë kallëzash nga grunorja e fjalës…

Si për shumë të rinj që çelin si sythe në trungun e traditës e kam ndjekur veprimtarinë botuese e publicistike të Kristjanit, si vlerë për trasenë nga duhet të kalojë e ardhmja e rinisë në shtresimin e kombit, në altarin e civilizimit. Ai del mbi personalen dhe pengun e ditës për t’i dhuruar diçka nga vetja dritës

Zef Pergega

Ai ka guxuar të ngrihet vetë në këmbë duke u dhënë gjunjëve. Ai ka ditur t’i seleksionoi dëshirat, si copëza të shndritshme që fshihen nën perden e valës së lumit të rrëmbyeshëm të jetës, por disa kanë “ngecur” në rrjetën e tij. Disa kallëza të florinjta që e mbajnë kokën ulur nga pjekuria dhe mençuria.
Dorë e parë mbi tharmin e parë të brumit të fjalës që po vjen. Në akordet e zërit që buron prej lirisë së shpirtit, lirisë së shprehjes, në gjethimin e blertë e në tokën që fsheh magjinë e universit të malësorit, rodit të shqiptarit prej shekujve të së kaluarës e kurrë të tjetërsuar ku në prushin e drurit të lisit në vatër flakëron tradita dhe zakoni i të parëve.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “767” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat