Edhe përkundër premtimeve të familjarit të tij më të ngushtë në Ulqin se me kënaqësi do të më japë shënimet e kërkuara, ato munguan. Domethënë dëshira ime mbeti e parealizuar. Tani kur po i shkruaj këto pak rreshta për këtë burrë fisnik ulqinak në kuptimin e plotë të fjalës me pëmasa kombëtare , në kujtim të jetës dhe veprës së tij nuk mund të them asgjë më shumë seç kanë shkruar më parë gazetarë, publicistë e studiues shqiptarë dhe të huaj
Gjekë Gjonaj
Interesimi im për këtë figurë të shquar kombëtare ishte i kahershëm. Kjo dëshirë m’u rishfaq gjatë një vizite që i bëra Durrësit, respektivisht monumenteve kulturore-historike të këtij qyteti të lashtë shqiptar. Ishte 7 prilli i vitit 200o, kur u gjeta përballë, ose para bustit të Mujo Ulqinakut të vendosur pranë Kullës së Kalasë së Durrësit dhe Memorialit të tij me mbishkrimin: “ “ Lavdi Dëshmorëve të Atdheut që ranë më 7 prill 1939. Mujo Ulqinaku (Hero i Popullit), Hamid Dollani, Haxhi Tabaku, Isak Metalia, Ismail Reci, Hysen Koci, Ramadan Velia dhe Ibrahim Osmani”.
Çfarë konçidence ? Pata fatin dhe privilegjin e madh të qëndroj atë paradite të shtatë prillit të bukur me diell i përkulur, me nderim e respekt të madh para trupores së këtij trimi mbi trimat pikërisht në ditën e rënies së tij heroike në krye të betejës për mbrojtjen e Shqipërisë nga fashistët italianë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “767” të revistës Koha Javore
