Çitaku si letrar, për habi, nuk vjen me një vëllim poetik (si ndodh shpesh), por me një vistër tregimesh, syzheun e të cilëve pothuaj çdo vendali e ka dëgjuar
Jaho Kollari
Çfarë e bën gjësendin (apo individin) të madh? Vepra, pamja, jetëgjatësia, apo… Ndodh që të gjitha këto të ngërthehen në një trup të vetëm që bëjnë që madhështia të mos ketë si njësi matëse përmasat, proporcionet, vetitë, apo edhe ndonjë natyrë tjetër. Njeriu, edhe po të mos ketë bërë shumë në jetë, vetëm arritja e moshës së thellë e bëjnë atë të veçantë. Vendin po ashtu, meqë resursi më i madh i një vendi është dhe mbetej subjekti, pra, mbindërtimi i natyrës rreth së cilës ajo (natyra) njerëzore jep e merr me të, dhuron kreativitet për të marrë inspirim, që s´është veçse fuqia me të cilën qenia njerëzore ngrihej në piramidën e zinxhirit të të ushqyerit. Pikërisht kjo fiziologji, si marrja e ushqimit dhe çiftëzimi janë dhe mbeten kyçi i mbijetesës. Vendosja e Homo Sapiensit në pirgun e zinxhirit të të ushqyerit e bën atë Zot të planetit, njëkohësisht që atij i vihej detyra që, duke mbrojtur mjedisin, mbron edhe ekzistencën e vetvetes.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “766” të revistës Koha Javore