1. Viti i mbrapshtë dhe vitet e mbrapshta, ose takimi i parë
Së paku ka nja 40 vjet që letrarisht e kam njohur Zuvdija Hoxhiqin, në kohën kur u botua në shqip “Viti i Gucisë”. Atë kohë unë isha një djalosh 19 vjeçar, që kisha filluar studimet për gjuhë e letërsi shqipe në Prishtinë, me një zell idealisti, edhe pse kur i kisha treguar një të afërmi se kisha regjistruar këtë deg,ë më ishte shprehur edhe me një lloj keqardhjeje, por edhe ironie: “Gjynah për ty, ti je dhe nxënës i mirë, po a e di se gjuha shqipe ha bukë vetëm deri te ura e Merkotit.
Librin “Viti i Gucisë” të cilin e kishte botuar “Rilindja” e Prishtinës, atëherë e vetmja shtëpi botuese, por shumë e rëndësishme për botimet shqipe në ish-Jugosllavi, kishte jo vetëm një titull të çuditshëm për një trevë të lashtë shqiptare, por edhe ishte shkruar nga një autor që në këtë libër mbante mbi shpatulla dy mbiemra Hoxhiq dhe Berisha dhe aq më shumë libri në origjinal ishte në gjuhën që atëherë quhej serbokroate. Ndonëse për Jugosllavinë e atëhershme, (nga shumë kush e kritikuar, por edhe sot ende nga një masë e njerëzve kujtohet me nostalgji) kjo ishte edhe simpatike, shenjat do të jepeshin shpejt se ajo do të shembej pikërisht në themelin e saj që ishte bashkëjetesa midis njerëzve të feve, kombeve e kulturave të ndryshme, në fillim të viteve të nëntëdhjeta.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “766” të revistës Koha Javore
