Stabiliteti ka fituar 9 me 1 mbi demokracinë, mbi sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Një kryevepër e cinizmit është rezultati i një dëshpërimi evropian? Perspektivat rajonale, dhe të çdo vendi ish-jugosllav, mbeten të pasigurta dhe të brishta. Aktori historik kryesor në rajon, Italia, përjeton një amnesti dramatike
Paolo Raffone
Zgjedhjet presidenciale në Serbi kanë konfirmuar trendin etno-nacionalist dhe kapjen shtetit nga elitat që u mbijetuan luftërave të viteve 90-ta të cilat dolën të padëmtuara nga proceset gjyqësore ndërkombëtare të mëvonshme . BE-ja, me Gjermaninë dhe Italinë në krye, ka zgjedhur stabilitetin duke anashkaluar parimet e sundimit të ligjit dhe të lirive themelore, duke përfshirë lirinë e shprehjes.
Me ngërçin e instaluar te fqinji maqedonas dhe atë struktural në Bosnje, zgjedhja e Berlinit ka qenë të mbajë të paktën një interlokutor solid në pushtet, në Serbi. Kjo me shpresën për të përfshirë Serbinë në Perëndim, ose të paktën ta bëjë më pak të ndjeshme ndaj thirrjes së motrës së madhe sllave, Rusisë.
Një sakrificë demokratike e diktuar nga dëshpërimi që mbizotëron në rajon dhe nga nevoja për të garantuar një mur rrethues të fortë për mbylljen e rrugës ballkanike për migrantët e Lindjes se Mesme ( me Turqinë nuk dihet asnjëherë…).
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “761” të revistës Koha Javore