Magjia 130 vjeçare e cila ndriçoi Trieshin

Rrugëtimi i trieshjanëve për të dalë nga errësira shekulllore në dritën e diturisë  ishte i gjatë, i mundimshëm e i vështirë, por i lavdishëm dhe i suksesshëm. Ata u përballën me  rryma nga më të mprehtat, shumë prirje e pikëpamje, mjaft dukuri politike të kundërta, kurthe e pengesa të panumërta, shtigje të rrezikshme, me forca të errëta në shumë drejtime

Gjekë Gjonaj

Trieshjanët këtë vit  ndjehen  më shumë se krenarë. Dhe kanë arsye. Sepse sivjet mbushen 130 vjet  në rrugën e    dijes për të gjithë bijtë e bijat trieshiane dhe shkollarët e  tjerë  që u shkolluan këtu. Trieshi , pra,   ka madhështinë  të përkujtojë se nuk njihet vetëm për historinë e  tij në luftë por edhe në përhapjen dhe ruajtjen  e gjuhës shqipe, në përhapjen e arsimit shqip, pavarsisht veshtirësive te asaj kohë dhe problematikave të shoqëruara gjatë viteve.  Shkolla e këtushme, e cila mban emrin e heroit tonë kombëtar „ Gjergj Kastsrioti- Skënderbeu“, bashkë me të edhe shkrimi i gjuhës shqipe, si pjesë përbërëse e çështjes së lëvizjes kombëtare kanë  historinë e tyre. Hapja e shkollës në gjuhën shqipe në Triesh, në kushtet e atëhershme, përbënte aktin më të madh kulturor dhe patriotik. Ajo për këtë trevë ishte “mësonjëtorja” e parë në gjuhën shqipe.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “752” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat