Perëndimi vjen nga Jugu

Njerëzit vazhdojnë t’i referohen Evropës Jugore si Perëndimore, ndërsa përpiqet të hyjë në BE. Është shumë e zakonshme të thuhet se Greqia dhe Roma ishin entitete perëndimore, si të thuash se romakët ishin nga Suedia

Për Koha Javore: Astrit Lulushi / Uashington

Shumë thonë pa asnjë shenjë mosbesimi se Jugu i Evropës është burimi i qytetërimit perëndimor. Në mendjet e tyre, ata imagjinojnë një lidhje nga një Romë e lashtë mitike dhe Greqia, ku stër-stër-stër-stërgjyshërit biondë, sy blu, me muskuj të bollshëm dhe burrëror debatonin mbi filozofitë e mëdha dhe ndërtonin arkitekturë madhështore, shenja dalluese të qytetërimit perëndimor.
Evropa Jugore përfshihet në këtë koncept të “perëndimit”, por thellë-thellë i konsiderojnë kulturat gjermanike si përfaqësimin e vërtetë të Perëndimit. Thuajse 80 vjet më parë, emigrantët italianë në Amerikë shiheshin si pak më shumë se afrikano-amerikanët, dhe megjithatë të bardhët kishin admirim të plotë për Perandorinë Romake, duke imituar edhe arkitekturën me kolona të romakëve të lashtë.
Është thjesht qesharake të lyhesh me të zezë dhe të thuash se je i zi. Shikoni prapa në histori dhe Evropa Jugore është thelbi i qytetërimit perëndimor.
Pastaj janë dy shekuj dominim të Evropës Veriore, dhe termi “Cezar” deri pak më shumë se një shekull më parë përdorej si një titull perandorak (Gjermani).
Nëse konkurrenca midis “të civilizuar” dhe “të paqytetëruar” është një betejë gjermanike kundër latines, çfarë mendoni për Finlandën? Nuk është as gjermanike as latine (është finlandeze), dhe konsiderohet “e civilizuar”.
Mund të shkojmë më tej; nëse Mbretëria e Bashkuar është një ent kulturor evropian i “latinizuar”, përse francezëve u pëlqen të flasin për “anglo-saksonët”? Saksonia është në Gjermani, dhe anglo-saksonët origjinalë erdhën nga Gjermania, por askush nuk e mendon Gjermaninë si “anglo-saksone”.

Shumë thonë pa asnjë shenjë mosbesimi se Jugu i Evropës është burimi i qytetërimit perëndimor. Në mendjet e tyre, ata imagjinojnë një lidhje nga një Romë e lashtë mitike dhe Greqia, ku stër-stër-stër-stërgjyshërit biondë, sy blu, me muskuj të bollshëm dhe burrërore debatonin mbi filozofitë e mëdha dhe ndërtonin arkitekturë madhështore, shenja dalluese të qytetërimit perëndimor.
Evropa Jugore përfshihet në këtë koncept të “perëndimit”, por thellë-thellë i konsiderojnë kulturat gjermanike si përfaqësimin e vërtetë të Perëndimit. Thuajse 80 vjet më parë, emigrantët italianë në Amerikë shiheshin si pak më shumë se afrikano-amerikanët, dhe megjithatë të bardhët kishin admirim të plotë për Perandorinë Romake, duke imituar edhe arkitekturën me kolona të romakëve të lashtë


Nëse konkurrenca midis “të civilizuar” dhe “të paqytetëruar” është një betejë gjermanike kundër latinishtes” ky është shekulli i 21-të, jo shekulli i 1-të. Thelbi i “perëndimit” ka elemente gjermanike dhe latine. Evropianët veriorë rreth një shekull e gjysmë më parë, kishin në kokë idenë se ata ishin pjesët e qytetërimit perëndimor, dhe Spanja, Italia, Franca Jugore, etj, ishin disi më pak të qytetëruara. Ata madje shpikën terma racialë për t’u përpjekur të ndajnë grupet (Mesdhetarët vs Nordikët, etj). Secili prej këtyre vendeve të Evropës Veriore mori pjesën më të madhe të qytetërimit nga Evropa Jugore (Latine). Kishte nordikë që studionin latinishten gati një mijëvjet më parë. Disa nga më të pasurit ose të talentuarit madje dërgoheshin në Paris ose Romë për arsimim. Latinishtja ishte një gjuhë e përbashkët e arsimit, kulturës së lartë dhe komunikimit ndërkombëtar që nga Sicilia deri në Anadoll. Megjithatë, nuk është vetëm gjuha, është i gjithë mjedisi kulturor që vjen me përdorimin e saj. Nuk u morën vetëm fjalë latine nga Evropa Jugore, në fund të fundit, u morën ide evropiane nga pjesa tjetër e asaj që ne tani e quajmë bota “perëndimore”. Më në fund latinishtja ia la vendin frëngjishtes, e cila është vetëm një version modern i së njëjtës gjuhë. Dhe kjo përfundimisht ia dha vendin anglishtes, me një fjalor që është më shumë se gjysma latinisht. Por pavarësisht nga mjeti i komunikimit, origjina është kryesisht në Evropën Jugore. Ballkani është vendlindja e qytetërimit perëndimor. Mund të vazhdojmë të kthehemi prapa në kohë dhe të flasim për qytetërime të hershme – ka aspekte të qytetërimeve egjiptiane dhe mesopotame që ende i përdorim sot (shkrimi latin ishte hieroglife egjiptiane të shkruara fonetikisht, Mesopotamët na dhanë 60 minuta, 360 gradë, 12 orë për dritën e ditës, etj, etj).
Nëse Mbretëria e Bashkuar është një ent kulturor evropian i “latinizuar”, përse francezëve u pëlqen të flasin për “anglo-saksonët”? Termi anglo-sakson filloi të bëhej i njohur vetëm rreth një shekull e gjysmë më parë. Njerëzit në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar filluan ta quanin veten “anglo-saksonë”, sepse mendonin se theksimi i gjermanicitetit ishte “më mirë” nga ana racore. Anglo-saksonët asimiluan kryesisht britanikët vendas, ata nuk i zëvendësuan dhe në thelb vdiqën si një kulturë e lartë në vitin 1066. Termi u shua disa shekuj më vonë derisa u ringjall në shekullin e 19-të. Pothuajse të gjitha (me disa përjashtime) pozitat qeveritare dhe kultura e lartë në botën anglishtfolëse vijnë nga normanët, jo nga anglo-saksonët, ashtu si qytetërimi perëndimor evropian harron se nga e ka origjinën.

Të fundit

më të lexuarat