Home KULTURË Universiteti dhe pandemia

Universiteti dhe pandemia

Donika Lulgjuraj

Që nga mesi i marsit të vitit të kaluar, qeveritë në mbarë botën vendosën karantinime dhe praktika distancimi shoqëror, si masa shëndetësore në përgjigje ndaj përhapjes së Covid-19. Këto kufizime ndërprenë arsimimin e miliona studentëve të universiteteve në mbarë botën, dhe ndryshuan ndjeshëm funksionimin e universiteteve. Universitetet ndryshuan mësimdhënien e tyre, duke përfshirë një kalim të shpejtë në mësimin online. Të fantazosh për të jetuar në një botë pa pasur nevojë të shqetësohesh për Covid-19 është një ëndërr e zakonshme këto ditë, pavarësisht se sa real apo joreal është ai skenar. Siç mund të imagjinohet, studentët po e shohin atë ëndërr me sy hapur. Ata mezi presin të kenë përsëri një jetë shoqërore, të shkojnë në tubime të mëdha, të kenë tifozë të rikthyer në ngjarje sportive, të kenë aftësinë për të udhëtuar, duke bërë miq të rinj dhe thjesht të ndërveprojnë me të tjerët personalisht, në vend që të përdorin mjetet elektronike.
Gjatë pandemisë, universitetet duhej të koordinoheshin shpejt me stafin administrativ, profesorët, studentët dhe ekipet teknike për të transferuar kurset në internet që të përfundojnë vitin e tyre akademik. Kjo kërkonte që fakultetet dhe studentët të zotëronin me shpejtësi përdorimin e sistemeve të menaxhimit të të mësuarit (Moodle, Google Education, etj) dhe produkteve softverike të komunikimit të mësimit në distancë ( Zoom, Skype dhe Teams). Studentët dhe stafi i universiteteve duhej të bënin ndryshime të rëndësishme. Përtej përdorimit të mediave të panjohura në internet dhe mjeteve mësimore për shumë njerëz, atyre iu desh të përshtateshin edhe me metodat e reja të angazhimit, ndërveprimin në klasë, praktikat e mësimdhënies dhe komunikimin student- pedagog (fakultet-shtëpi) .
Edhe sot pas thuajse dy vitesh në gjendje pandemie, disa universitete në botë vazhdojnë praktikën e mësimit online, ose në distancë. Disa të tjerë kanë hapur dyert për studentët, por me disa rregulla përkatse siç janë respektimi i distancimit social, matja e temperaturës në hyrjen e universitetit , vërtetimi i vaksinimit, etj . Edhe pse duket se situata me pandemi është normalizuar paksa, studentën e pedagogët duhen të jenë mirënjohjes për faktin se u është mundësuar rikthimi në ambientet e universitetit, dhe të respektojnë masat përkatse, pasi që nuk duhet harruar fakti se shumë nga ne si pasojë e pandemisë kemi humbur kolegë, miq, familjarë e njërëz të dashur për ne.

Exit mobile version